Pas dhunimit të 13 vjeçares, kërkohet siguri për gratë dhe vajzat
BKT
Foto: Arbana Hajredinaj/RTK
Lajme

Pas dhunimit të 13 vjeçares, kërkohet siguri për gratë dhe vajzat

K.Kasumi/RTKlive

Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist  ka protestuar në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, pas rastit të dhunimit të një vajze të mitur nga dy burra në Drenas.

Protesta ka filluar me brohoritjen “Gra, bashkë rezistojmë, bashkë fitojmë”. Protestuesit mbanin, po ashtu, pankarta në duar me mbishkrime “Liri”, “Siguri për gratë dhe vajzat”,  “S’ka paqe pa sigurinë e grave”, “Gra, revoltohuni”, “Poshtë patriarkati!” etj.

Protesta u mbajt për të dënuar përdhunimin e një të miture. Dy burra ditë më parë kanë grabitur një vajzë 13-vjeçare nga Malisheva dhe e kanë përdhunuar në një shtëpi në Drenas.


MË SHUME NGA Lajme