QUINT-i mirëpret zbatimin e vendimit për regjistrim të tokave të Manastirit
BKT
Lajme

QUINT-i mirëpret zbatimin e vendimit për regjistrim të tokave të Manastirit

Gentiana Kelmendi|RTKlive

Shefat e misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian mirëpresin dhe përgëzojnë qeverinë e Kosovës për veprimin për të zbatuar vendimin e Gjykata Kushtetuese të vitit 2016, që konfirmon pronësinë e Manastirit të Deçanit të disa hektarëve tokë.

Sipas QUINT-it, udhëzimi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës për të regjistruar këtë tokë në emër të Manastirit të Deçanit dhe sigurimi që ky veprim është përmbyllur paraqet hap të rëndësishëm përpara të autoriteteve kosovare në përputhje me aspiratat evropiane dhe euroatlantike.

"Siç kemi deklaruar në maj të vitit të kaluar në përvjetorin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese,  zbatimi i sundimit të ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë obligime të të gjitha qeverive të zgjedhura në mënyrë demokratike dhe parakushte të domosdoshme për integrimin e Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike”, thuhet në komunikaten e shteteve të Quintit të publikuar në faqën e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.


MË SHUME NGA Lajme