Goli i Hoxhës s`mjafton, Dinamo eliminohet nga Conference League
BKT
Sport

Goli i Hoxhës s`mjafton, Dinamo eliminohet nga Conference League

Uran Krasniqi / RTKLive

Dinamo Zagreb nuk ka arritur të kalojë në çerekfinale të Conference League. 

Pavarësisht fitores në ndeshjen e parë prej 2-0 ndaj Paok, në ndeshjen e dytë ka pësuar humbje të thellë me rezultat 5-1. 
 Baba (27'), Thomas (42'), Koulierakis (73'), Zivkovic (88') dhe një autogol nga Sucic (34') i kanë dhë skuadrës greke fitoren në ndeshjen e luajtur në "Toumba Stadium". Golin e vetëm për skuadrën kroate e ka shënuar Arbër Hoxha në minutën e dyzet e nëntë.  
Nga ndeshjet e tjera të zhvilluara nga orari 18: 45 tutje kanë kaluar edhe Fenerbahce e Fiorentina.