PSD: Asociacioni, dështimi i Kurtit dhe kapitullimi i tij në dialog
BKT
Lajme

PSD: Asociacioni, dështimi i Kurtit dhe kapitullimi i tij në dialog

Gentiana Kelmendi|RTKlive

Partia Socialdemokrate duke reaguar për vendimin e kryeministrit për Manastirin e Deçanit ka thënë se fundi po vjen e Asociacioni do të mbetet dështimi i tij,

“Fundi po vjen e Asociacioni do të mbetet dështimi i Kurtit e kapitullimi i tij në dialog. Me këmbënguljen e Kurtit për të mbajtur gjallë mitin rreth tij si i pakompromis, ai po pranon jo thjesht kompromise, por edhe kushte. Sa me i madh vrulli për të thënë ‘jo’, aq më e madhe fjala ‘po’ në fund, të cilën me heshtje e lakime gjuhësore tenton ta mbulojë, për ta mbajtur në kujtesë vetëm rezistencën e përkohshme për autobiografinë e tij. Por, pjesa më voluminoze ‘dëmet, Dështimet e Mashtrimet’ në autobiografi mbetet kryesorja dhe më kuptimplota për Kurtin dhe rezistencën e tij për e drejt Asociacionit”, thuhet në komunikatën e PSD-së.

Ndër të tjera PSD ka deklaruar se kryeministri Kurti, përmbysjen e rezistencës së tij e prezantoi si virtyt e sakrificë.

 “Edhe dje e pamë se si përmbysjen e rezistencës së tij e prezantoi si virtyt e sakrificë, vetëmohim me logjikë të shëndoshë, për një të mirë më të lartë. Ndonëse kjo e djeshmja nuk ishte e veçantë, por praktikë e përditshme gjatë qeverisjes së tij, nuk mund të flasim për veprim, por për metodë të sigurimit të imazhit e mirëmbajtje të maskës mbi fytyrën e vetëdijshme për kompromiset e sanksionet si taksë për teatralitetin”, thuhet tutje në komunikatën e PSD-së.


MË SHUME NGA Lajme