18:37 / 15.03.2024
Osmani: Me komandantin e KFOR-it diskutuam për zhvillimet e fundit
Gentiana Kelmendi|RTKlive
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani përmes platformës X ka njoftuar se ka takuar komandantin e KFOR-it Özman Ulutaş me të cilin ka diskutuar për sigurinë në vend dhe për bashkëpunimin e mëtejmë në këtë fushë.
"Takimi i mirë me NATO_KFOR me komandantin gjeneralmajor Özkan Ulutaş. Diskutuam zhvillimet e fundit të sigurisë dhe përkushtimin tonë për të vazhduar bashkëpunimin tonë të ngushtë me KFOR-in dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë në trajtimin e kërcënimeve ndaj paqes dhe sigurisë në vendin tonë dhe në rajon", ka shkruar presidentja Osmani në platformën X.























