Fillon programi i ri i trajnimeve për Instalues të Paneleve Solare
BKT
Lajme

Fillon programi i ri i trajnimeve për Instalues të Paneleve Solare

B. H. | RTKlive

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka qëndruar sot në Ferizaj, ku është shënuar fillimi i programit të ri të trajnimeve për Instalues të Paneleve Solare.

“Bashkë me ndryshimet e kërkesave në trendet globale, duhet të përgatisim edhe fuqinë punëtore me aftësitë e nevojshme. Nga tani e tutje, me mbështetjen e UNDP-së, Qendrat e Aftësimit Profesional në Prishtinë, Ferizaj, Prizren, Mitrovicë e Gjakovë do të ofrojnë këtë drejtim për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë integrale e një procesi transformues drejt energjisë së gjelbër”, ka shkruar Murati në Facebook.

Ai tutje ka falënderuar drejtoreshën e Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës, Jehona Namani Rexha dhe shefin e zyrës së UNDP-së në Kosovë, Nuno Queirós, bashkë me ekipet e tyre për angazhimin në realizimin e këtij projekti.


MË SHUME NGA Lajme