Murati tha se rritja ekonomike ishte 3.96%, reagon Bajrami e Rukiqi
BKT
Lajme

Murati tha se rritja ekonomike ishte 3.96%, reagon Bajrami e Rukiqi

Gentiana Kelmendi|RTKlive

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Muratit për statistikat e publikuara në Facebook që sipas tij tregonin për rritje ekonomike në vend.

“Hekurani qenka bërë kreativ këtë të dielë, por rritja ekonomike sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës duket si në foton me poshtë”, shkroi ish-ministrja, duke publikuar një grafik, së bashku me link-un e ASK-së.

Ajo përmendi tenderat njëburimor dhe inflacionin që sipas saj ka qenë enorm.

“Derisa gjatë këtij mandati ka pasë inflacion enorm mbi 23% në kumulativ (2021: 3.4%; 2022: 11.6%; 2023: 5%; shkurt 2024: 2.2%), janë dhënë mbi 240 milionë euro tenderë njëburimor e investimet kapitale të nivelit qendror në 2023 janë sa ato të vitit 2017 vetëm 349 milionë euro”, Kënd po provoni ta mashtroni?”, shkroi në Facebook Hykmete Bajrami.

Lidhur me postimin e ministrit Murati ka reaguar në Facebook edhe anëtari i Kryesisë së LDK-së Berat Rukiqi.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se ky vit ka qenë me rritje negative ekonomike, dhe se pushteti po manipulon. Rukiqi e ka quajtur ministrin Murati, të paafë.

“Një vit me recession, me aktivitet të pëergjysmuar ekonomik, e krahason me një vit me inflacion, me rritje çmimesh, rrjedhimisht me qarkullim të rritur, jo nga rritja reale e aktivitetit ekonomik, por nga rritja e çmimeve, në kurriz të qytetareve të vendit”, ka shkruar Rukiqi duke u aluduar në postimin e Muratit.

“Ministër,, qytetarët në hall, po marrin kredi dhe mbitërheqje në banka, me norma të larta të interesit, për të përballuar shpenzimet.Mbi 30000 qytetarë i janë shtuar listës të të varfërve.

Këta qytetarë që nuk mund të përballojnë jetën e shtrenjtë, do të duhej të ishin brenga jpte, e jo manipulimi me grafikone. Fatkeqësisht, për vendin dhe qytetarët, ti je ndër të paaftit e shumtë në këtë qeveri”, ka shkruar më tej Berat Rukiqi.

Ndryshe ,ministri i Financave, Hekuran Murati, duke publikuar një grafikë të AKS-së ka thënë se ekonomia e vendit ka vazhduar rritjen edhe në tremujorin e katërt gjatë vitit të kaluar.

 


MË SHUME NGA Lajme