Haradinaj në Zvicër: Jemi bashkë drejt fitoreve për Kosovën
G.Kelmendi|RTKlive
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është pritur nga bashkatdhetarët në Zvicër.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, këtë pritje e ka cilësuar si madhështore.
“Pritja madhështore për kryetarin Ramush Haradinaj nga bashkatdhetarët në Zvicër”, thuhet në postimin e AAK-së në Facebook.
Haradinaj para pak muajve ka qenë edhe në Gjermani ku është mirëpritur nga bashkëatdhetarët atje.
Ndërkohë, edhe vet Haradinaj, ka shkruar në Facebook për pritjen që i është bërë në Zvicër nga bashkatdhetarët.
Ai i ka falënderuar për këtë pritje, duke thënë se “janë bashkë drejt fitoreve të Kosovës”.
“Faleminderit vëllezër e motra bashkatdhetarë, më nderuat shumë me mikpritjen e ngrohtë! Jemi bashkë drejt fitoreve për Kosovën”, ka shkruar ai.























