Familjari i çiftit që u gjet i vdekur: Mbushësi i telefonit shkaktoi zjarr
BKT
Lajme

Familjari i çiftit që u gjet i vdekur: Mbushësi i telefonit shkaktoi zjarr

M.Axhami & G.Kelmendi

Një çift i moshuar bashkëshortor janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre, sot në fshatin Pataçan i Poshtëm në Rahovec. Policia njoftoi se nga hetimet e para, dyshohet se vdekja është shkaktuar si pasojë e asfiksimit nga tymi.

Ndërkohë, një familjar i tyre ka deklaruar për RTK-në se të moshuarit, burrë e grua, jetonin vetëm sepse dy djemtë tyre jetojnë jashtë Kosovës ndërsa vajzat janë të martuara.

Kushëriri Kushtrim Zeka thotë se kur një familjare kishte shkuar t'i vizitonte të moshuarit në shtëpi, e kishte gjetur derën të mbyllur. Më pas ajo kishte hyrë nga dritarja dhe ka kuptuar se të moshuarit kanë vdekur.

Sipas tij, vdekja e çiftit mund të ketë ardhur nga një zjarr që është ndezur nga mbushësi i telefonit në prizë. Ai thotë se priza është djegur dhe nga tymi ata janë asfiksuar.

“Menjëherë sapo është njoftu policia kanë ardhë, edhe zjarrfikësit e Forenzika kanë ardhë dhe aty për aty është vërejte se nga ka ardhë vatja e zjarrit. Siç duket ngjarja ka ndodhur në mëngjes sepse racioni i mëngjesit ka qenë i bërë gati dhe i pa ngrënë ka thënë mes tjerash Zeka.


MË SHUME NGA Lajme