Osmani: Lipjani ka ofruar mundësi të jashtëzakonshme për bizneset
BKT
Foto/Valjeta Shala/ RTK
Lajme

Osmani: Lipjani ka ofruar mundësi të jashtëzakonshme për bizneset

Valjeta Shala/ RTK

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani viziton Lipjanin, e cila u prit nga kryetari i kësja komune, Imri Ahmeti. Me këtë rast Osmani ka theksuar se nga puna e kryetarit Imri Ahmeti, lipjanasit kanë me çka krenohen.

Presidentja Osmani ka thënë se Komunën e Lipjanit e konsideron si ndër komunat që ka ofruar mundësi të jashtëzakonshme për bizneset.

“Ne sot me Lipjanin po i vazhdojmë vizitat nëpër komuna. Ahmeti është një prej kryetarëve që njihemi më se 20 vite. Nga puna e tij e deritanishme, qytetarët e Lipjanit jam e bindur që kanë me çka të krenohen. Është komunë që ka ofruar një mundësi të jashtëzakonshme për bizneset, janë mbi 2 mijë biznese që operojnë këtu. Biseduam edhe për investitorët e jashtëm”, ka deklaruar Osmani.

Kurse, kryetari i kësaj komunë, Imri Ahmeti, ka theksuar se e njoftoi presidenten për shumë projekte në këtë komunë.

Presidentja Osmani vizitoi Lipjanin, pritet nga kryetari Ahmeti

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po viziton Komunën e Lipjanit. Ajo është pritur në takim nga kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti. Pas takimit së bashku do të deklarohen për medie, raporton RTKlive.

Sipas agjendës e para e shtetit gjatë ditës së sotme në Lipjan, do të ketë një sërë aktivitetesh duke takuar gra e të rinj, komunitetet jo shumicë dhe biznese të kësaj komune.


MË SHUME NGA Lajme