Osmani në iftar me ushtarët turq të KFOR-it, flet për paqe e unitet
M.Sh.RTKLive
“Paqja, uniteti, solidariteti dhe respekti reciprok, janë vlera të përbashkëta për të gjithë”. Kështu ka deklaruar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në iftarin e mbrëmshëm tradicional të organizuar nga delegacioni i përfaqësuesit të Turqisë në Kosovë.
Presidentja Osmani, e cili e mbajti fjalimin në gjuhën turke, i uroi të pranishmit për muajin e shenjt të Ramazanit.
Po ashtu në iftarin e mbrëmshëm që u mbajt në kazermën "Sulltan Murat" në Prizren, përveç presidentes Osmani, i pranishëm ishin edhe komandanti i KFOR-it, Özkan Ulutaş, ministri i Zhvillimit Rajonal të Kosovës, Fikrim Damka, ambasadori i Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı dhe shumë zyrtarë të të tjerë.
Para iftarit, presidentja Osmani u informua nga kryetari i delegacionit turk, kolonel Sabri Gökhan Karamürsel, për aktivitetet e ushtarëve turq në kazermën "Sulltan Murat".























