Gërvalla: Arbenin do ta kujtojmë si punëtor të përkushtuar e njeri të mirë
SH.Çoçaj/RTKlive
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka organizuar mbledhjen komemorative, në nderim të jetës, veprës dhe kontributit të zyrtarit të kësaj ministrie, Arben Rugova, i cili vdiq të mërkurën.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë se lajmi për vdekjen e Arben Rugovës i ka tronditur të gjithë.
“Jemi mbledhur për ta kujtuar, angazhimin e Arben Rugovës, përmes kontributit të tij ai dëshmoi vullnet dhe përkushtim të palëkundur në Republikën tonë. Angazhimi i tij në Ministrinë e Jashtme ka lënë gjurmë të thella në institucionin ku punoi. Vdekja e tij e hershme ka krijuar një zbrazëti në institucionin tonë dhe mungesa e tij do vërehet për një kohë të gjatë. Do mbetet pjesë e historisë dhe arritjes së tij në Ministrinë e Jashtme”, ka theksuar ajo.
Gërvalla ka thekuar se Arbeni do të kujtohet edhe si njeri i mirë, i urtë dhe të afërt me kolegë.
“Do t’u mungojë shokëve, miqve por më së shumti familjes së tij e cila më shumë se kurrë ka nevojë për ne. Ne emër të Ministrisë shprehu ngushëllime për familjen Rugova. Ta kujtojmë përherë Arbenin si njeri të qeshur, dashur e të zellshëm”, ka thënë ajo.
Sekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Behar Isma, ka theksuar se ka vështirë të flas për të ndjerin Arben Rugova, vdekja e tij e hershme ka lënë zbrazëti të madhe.
“Largimi nga kjo botë i njerëzve si Arbeni krijon zbrazëti për vendin në përgjithësi. Ishte një gazetar, bashkëpunëtori i jashtëzakonshëm për gjithë vitet që ka punuar në Ministri. Arbeni kishte barrë kryesore informimin detyrën që e kreu me përgjegjësi. Ne sot po i japim lamtumirën e fundit por Arbeni do kujtohet gjithmonë, vepra puna do jetë e paharrueshme për MPJD”, ka thënë ai.
Kurse, familjari i Arbenit, Ragip Rugova, ka thënë se ai vuante që të jepte maksimumin në punën e tij, duke qenë një njeri i përkushtuar.























