Halili njofton ambasadorin turk për punën dhe projektet në Radio Kosovë
Radio Kosova
Drejtori i RTK Radios, Arsim Halili, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı. Në këtë takim, drejtori Halili e ka njoftuar ambasadorin turk për punën dhe projektet që janë duke u realizuar në Radio Kosovë, për nevojat e mëdha për investime kapitale dhe sfidat me të cilat përballet RTK Radio.
Pasi falënderoi ambasadorin Sabri Tunç Angılı për vizitën, Halili tha se Radio Kosova dhe RTK-ja ,në përgjithësi, është shembull i diversitetit etnik dhe kulturor, si dhe i bashkëpunimit e harmonisë mes komuniteteve të ndryshme, që jetojnë në Kosovë.
Gjithashtu, Halili shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e tij për ta forcuar këtë bashkëpunim, me qëllim të informimit të drejtë dhe profesional për të gjithë qytetarët pa dallim.
Ndërsa ambasadori i Republikës së Turqisë, Sabri Tunç Angılı, premtoi se do të angazhohet për të parë format e bashkëpunimit për realizimin e projekteve zhvillimore dhe për mbështetjen e Transmetuesit Publik të Kosovës.























