Hagë, refuzohet mocioni i Mbrojtjes së Shalës
F.Sertolli / RTKlive
Më 19 mars 2024, Trupi Gjykues e hodhi poshtë kërkesën e Mbrojtjes për të rihapur çështjen e saj bazuar në materialin e pretenduar shfajësues në lidhje me një dëshmitar.
Mbrojtja e Pjetër Shalës pretendoi se ky material është vënë në dispozicion nga ZPS-ja shumë vonë.
Megjithëse konstatoi se ZPS-ja nuk i ka respektuar obligimet e veta për nxjerrjen e materialit të lartpërmendur, Trupi Gjykues përcaktoi se Mbrojtjes nuk i është shkaktuar asnjë dëm dhe se dëshmia e atij dëshmitari nuk është e nevojshme për përcaktimin e së vërtetës.
Trupi Gjykues hodhi poshtë, gjithashtu, kërkesën e Mbrojtjes për të pezulluar afatin aktual për dorëzimin e dosjeve gjyqësore përfundimtare dhe deklaratës lidhur me ndikimin e krimeve të pretenduara në viktimat pjesëmarrëse në procedurat gjyqësore (më së largu deri më 25 mars).
Më shumë detaje në vendim. https://repository.scp-ks.org/details.php?doc_id=091ec6e98127c684&doc_type=stl_filing&lang=eng























