Rohde: Sarrazin e Kurti patën një diskutim të mirë për Procesin e Berlinit
BKT
Lajme

Rohde: Sarrazin e Kurti patën një diskutim të mirë për Procesin e Berlinit

N.Mekolli /RTKlive

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, tha se kishte një diskutim të mirë mes të ngarkuarit të qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin dhe kryeministrit Albin Kurti.

Rohde, në një postim në platformën ‘X’ shkruan se Sarrazin e Kurti biseduan për Procesin e Berlinit dhe çështje të tjera aktuale.

“Diskutim i mirë këtë mëngjes mes të dërguarit tonë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për rrugën përpara për Procesin e Berlinit dhe çështje të tjera aktuale”, shkruan Rohde.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm


MË SHUME NGA Lajme