Miratohet raporti vjetor i RTK-së për vitin 2022
BKT
Lajme

Miratohet raporti vjetor i RTK-së për vitin 2022

M.Miftari/RTKlive

Komisioni për Administratë Publike dhe Media ka shqyrtuar raportin vjetor të RTK-së për vitin 2022, ku, me 6 vota për, ky raport është miratuar dhe si i tillë dërgohet për seancë plenare të Kuvendit të Kosovës.

Valon Ramadani, kryetar i Komisionit për Administratë Publike dhe Media, ka thënë që të analizohen mundësitë që në një afat sa më të shpejtë RTK të ketë një objekt të përhershëm që i plotëson kushtet e funksionimit të televizionit publik.

 “Qeveria e Kosovës në koordinimin me Bordin e RTK-së t’i analizojë mundësit që në një afat sa më të shpejtë RTK të ketë një objekt të përhershëm që i plotëson kushte te funksionimit të televizionit publik”, tha Ramadani, derisa shtoi që komisioni  ka rekomanduar që raporti vjetor i RTK-së për vitin 2022  të miratohet, ku me 6 vota për, ka marrë miratimin.

 


MË SHUME NGA Lajme