Marrëveshjet e Procesit të Berlinit, Kurti kërkon zbatim të plotë
M.Shefkiu/RTKLive
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e konsideron të rëndësishme zbatimin e shpejtë dhe të plotë të marrëveshjeve që janë arritur në Procesin e Berlinit, të cilat rrisin, sipas tij, mobilitetin e qytetarëve dhe mundësitë për zhvillim.
“Republika e Kosovës është e përkushtuar dhe interesuar për fqinjësi të mirë, avancim demokratik dhe progres socio-ekonomik në rajon, ku qytetarët janë përfituesit përfundimtarë...”, deklaroi Kurti, gjatë një mëngjesi pune që zhvilloi me përfaqësuesin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Në takimin që u zhvillua në rezidencën e Ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, u diskutua për bashkëpunimi rajonal dhe integrimi ekonomik mes vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit si dhe përgatitjet për Samitin e radhës të Procesit të Berlinit i cili këtë vit shënon dhjetë vjetorin e tij, ishin temë qendrore e diskutimit.
Kryeministri e falënderoi emisarin Sarrazin për bashkëpunimin e mirë, kontributin dhe rolin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe në avancimin e bashkëpunimit rajonal, njofton Qeveri, transmeton RTKLive..jpg)























