Kurti takoi rrjetin socialdemokrat, Miqtë e Ballkanit Perëndimor
BKT
Lajme

Kurti takoi rrjetin socialdemokrat, Miqtë e Ballkanit Perëndimor

F.Sertolli / RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar rrjetin socialdemokrat Miqtë e Ballkanit Perëndimor (Friends of Western Balkans), një rrjet i përbërë nga fondacione, eurodeputetë dhe deputetë të vendeve anëtarë të Bashkimit Evropian, por edhe nga partnerë të partive dhe shoqatave të rajonit.

Në njoftimin për media nga Zyra e Kryeministrit, thuhet se rrjeti u mblodh sot në Prishtinë ku biseduan për çështje të ndryshme, përfshirë zhvillimet në rajon apo edhe zgjedhjet evropiane të 9 qershorit.

Kurti me këtë rast theksoi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për të ardhmen e Bashkimit Evropian dhe rrjedhimisht të rajonit dhe të procesit të zgjerimit.

“Sot tre vite pas fillimit të Qeverisë së tij, Kryeministri paraqiti arritjet e saj sociale, ekonomike dhe demokratike, dhe gjithashtu sfidat që mbeten në rrugën e Kosovës dhe të rajonit drejt integrimit evropian”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se Kurti shfrytëzoi rastin për të shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të socialdemokratëve gjatë këtyre tre viteve, veçanërisht në Parlamentin Evropian, si dhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe pranë institucioneve të Bashkimit Evropian, për të fituar liberalizimin e vizave, ndërsa Kosova kërkon sot dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE.


MË SHUME NGA Lajme