20 kryetarë të komunave të Kosovës vizitojnë qytetin e Kavajës
BKT
Në Fokus

20 kryetarë të komunave të Kosovës vizitojnë qytetin e Kavajës

RTSH

Nën moton: "Bashkë! Mbështetje-Shkëmbim-Promovim", 20 kryetarë të komunave të Kosovës kanë mbërritur në qytetin e Kavajës.

Projektetet për të ardhmen ishin teme kryesore në biseda, sidomos në fushën e turizmit ku Kavaja vijon të jetë destinacionin kryesor i shqiptarëve të Kosovës për të kaluar pushimet e tyre gjatë verës.

Kjo vizitë e 20 kryetarëve u shfrytëzua  për të nderuar edhe dëshmorin e kombit Indrit Cara nga Kavaja, i cili më 31 mars 1999 dha jetën duke luftuar për çlirimin e Kosovës. 

Për dëshmorin Indrit Cara  pas një viti bashkia do të ketë gati një monument duke krijuar keshtu një urë lidhëse mjaft domethënëse mes dy vendeve.


MË SHUME NGA Në Fokus