Gërvalla vlerëson të arriturat në trevjetorin e qeverisjes
BKT
Lajme

Gërvalla vlerëson të arriturat në trevjetorin e qeverisjes

A.B/RTKlive

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka prezantuar punën e saj në trevjetorin e qeverisjes.

Ajo ka thënë se për këto tri vjet ka bërë punë shumë e fjalë pak. “Tri vjet. Me faqe të bardhë dhe duar të pastra!. Vazhdojmë edhe sot me punë shumë e fjalë pak, si në çdo ditë tjetër gjatë këtyre tri viteve” ka shkruar Gërvalla në 'Facebook'.

Në postimin e saj, ajo ka bashkëngjitur edhe një fotografi ilustruese me punët që janë kryer nga ky dikaster, përgjatë këtyre tri viteve. Në ilustrim përfshihet liberalizimi i vizave, aplikimi për statusin kandidat në BE, aplikimi dhe avancimi për anëtarësim të Këshillit të Evropës, e kështu me radhë.


MË SHUME NGA Lajme