Abdixhiku përkujton 25 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s
BKT
Lajme

Abdixhiku përkujton 25 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s

A.B/RTKlive

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka përkujtuar 25 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s.

“Po bëhen 25 vjet nga intervenimi ushtarak i NATO-s mbi caqet Jugosllave; dhe kështu fillimit të fundit të vuajtjeve të popullit të shtypur në Kosovë. 24 marsi i vitit 1999 shënon një momentum të ri për Kosovën e për përpjekjen shekullore për liri. Ky momentum hapi shtegun e lirisë dhe në fund të pavarësisë së vendit. Do t’u jemi mirënjohës për jetë e mot ushtarëve të vendeve të NATO-s që morën pjesë në aksionin 78-ditësh për të ndalur agresionin ushtarak e paraushtarak të Serbisë kundër popullit të Kosovës, i dhanë fund gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë dhe kështu ndryshuan historinë e Kosovës", tha ai.

Sipas tij, këtë ditë duhet ta kujtojmë sot e përherë. Duke e kujtuar këtë ditë të rëndësishme të historisë sonë më të re, ne nderojmë kujtimin për të gjithë ata që u flijuan për lirinë dhe shtetin e Kosovës.

"Mbi dy dekada më pas, përpjekja për të ndërtuar shtetin e Kosovës, shtet të drejtë, të fortë, të dinjitetshëm vazhdon. Sot vajzat e djemtë e Kosovës në uniformë ushtrojnë misione paqëruajtëse nëpër botë; dhe kjo në vete nderon të gjithë burrat e gratë e vendit dhe jashtë, që kanë bërë të mundur që 24 marsi të ndodhë. E ardhmja e Republikës së Kosovës është anëtarësimi i plotë në NATO e BE. Për këtë do të punojmë në vazhdimësi. Përjetësisht mirënjohës!”, tha ai.


MË SHUME NGA Lajme