Haradinaj: Më 24 Mars rilindën shqiptarët
BKT
Lajme

Haradinaj: Më 24 Mars rilindën shqiptarët

M.Miftari/RTKlive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, për Epopenë e Dukagjinit ka shkruar se më 24 Mars rilindën shqiptarët.

Ai në rrjetin social ‘Facebook’ ka shkruar se në këtë truall kanë mbetur shqiptarët, e kanë ikur forcat e Millosheviqit.

“Më 24 mars rilindën shqiptarët – Në këtë truall kanë mbetur shqiptarët, e kanë ikur forcat e Millosheviqit. Shqiptarët sot të bashkuar, në shënim të 26-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit dhe 25-vjetorit të bombardimeve të NATO-s”, ka shkruar Haradinaj.

Ndërkaq në fjalën e tij për Epopenë e Dukagjinit ka thënë se Gllogjani ndodhi për shkak të Prekazit.

“Ka mundur të ndodhtë Jabllanica, ka mundur të ndodhte edhe diku tjetër, por nga dita e betejës në Prekaz, u mobilizua i gjithë Dukagjini në një përgjigje me luftë me zjarr me sulme pas asaj që ndodhi në Prekaz”, tha mes tjerash Haradinaj.


MË SHUME NGA Lajme