Ish-diplomati amerikan dëshmitar i ZPS-së në rastin e Thaçit dhe të tjerëve
A.B / RTKlive
(E plotësuar, ora 17:00) Dëshmitari Shaun Byrnes tha se pas dorëheqjes së Adem Demaçit, i cili nuk pranonte të nënshkruhej marrëveshja e Rambujesë, kishte mosmarrëveshje në mes grupit të tij dhe atij të Hashim Thaçit.
Sëshmia e këtij dëshmitari do të vazhdojë edhe nesër.
Dëshmitari i ri i ZPS-së është Shaun Byrnes, i cili, sipas ZPS-së, ishte Shef i Misionit Diplomatik Vëzhgues të SHBA-së në Kosovë (US KDOM) nga gushti 1998 deri në korrik 1999. Sipas vendimit të mëparshëm të Trupit Gjykues, një përfaqësues nga qeveria e SHBA-së po e shoqëron dëshmitarin në sallën e gjyqit.
Pranohen si prova dokumentet të cilat mbrojtjet i kundërshtuan në seancën e kaluar
Trupi gjykues ka marrë vendim në lidhje me disa prova të reja. Gjyqtari Charles Smith bëri të ditur se këto dokumente janë pranuar si prova të reja në rastin e krerëve të UÇK-së. Për këto dokumente, mbrojtja e Thaçit kishte theksuar se janë siguruar nga një bashkëpunëtor i Serbisë, që ishte infiltruar deri në nivelet më të larta të UÇK-së. Në seancën e sotme, gjyqtari Smith deklaroi e konfirmoi se dokumentet janë siguruar nga bashkëpunëtorët. Ai bëri të ditur se këto prova janë marrë nga Serbia dhe i ishin dhënë një hetuesi në Tribunalin e Hagës.

Vazhdon gjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-s
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Seanca gjyqësore pritet të fillojë në ora 09:00.
Ndryshe se seancat në gjykimin e Hashim Thaçit dhe të bashkakuzuarve rinisën, më 18 mars, me dëshminë e dëshmitarit të dyzetenëntë të thirrur nga Prokuroria. Ky ishte dëshmitar i mbrojtur, dëshmia e të cilit, sipas përmbledhjes që u lexua në sallën e gjyqit, lidhej me një viktimë që ishte vrarë pasi ishte marrë dhe mbajtur i ndaluar nga anëtarët e UÇK-së në zonën e Llapit.
Dëshmitari i 50-të, Klod Kan po ashtu dëshmoi jan e kaluar. Dëshmia e tij lidhej me shkeljet e të të drejtave të romëve në Kosovë, gjatë punësimit të tij në Qendrën Evropiane për të Drejtat e Romëve në korrik 1999. Dëshmitarit i bëri pyetje Prokuroria si dhe të katër ekipet e Mbrojtjes.
Dëshmoi dëshmitari i 51-të i thirrur nga Prokuroria. Ky ishte dëshmitar i mbrojtur, vëllai i të cilit, sipas Prokurorisë, u arrestua nga anëtarët e UÇK-së gjatë periudhës përkatëse dhe trupi i të cilit nuk ësht gjetur kurrë.
Dëshmitari i 52-të e filloi dëshminë përmes videolidhjes të martën dhe vijoi të mërkurën me pyetjet nga ekipet e mbrojtjes. Sipas Prokurorisë, ky dëshmitar i mbrojtur është shqiptar i Kosovës që u arrestua dhebmbajt i ndaluar nga anëtarët e UÇK-së në ose rreth gushtit 1998.























