Lajçak: U sqaruan detaje të rëndësishme, takohemi sërish javën tjetër
BKT
Lajme

Lajçak: U sqaruan detaje të rëndësishme, takohemi sërish javën tjetër

Sh.Çoçaj/RTKlive

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se diskutimet në Bruksel në kuadër të dialogut, kanë ndihmuar të qartësohen detaje të rëndësishme. Sipas tij, delegacionet e Kosovës dhe Serbisë janë dakorduar që të takohen sërish javën e ardhshme për të gjetur një zgjidhje.

“Sot, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë paraqitën propozimet në rrugën para për njerëzit e prekur nga rregullorja e BQK-së për operacione kesh. Diskutimet tona të gjata ndihmuan të qartësohen detajet e rëndësishme. Javën e ardhshme u pajtuam të mblidhemi sërish me ambicien për të gjetur një zgjidhje”, ka shkruar Lajçak në platformën “X”.


MË SHUME NGA Lajme