15:28 / 26.03.2024
Plagosje në Prishtinë, lëndohet një person
M.P. / RTKlive
Një person është plagosur të martën në mesitë në kryeqytetet, njofton Policia e Kosovës.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e ka konfirmuar për RTK-në se rasti ka ndodhur në rrugën “Haxhi Zeka”.
“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se me armë zjarri është plagosur një person”, njofton policia.
Sipas njoftimit hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personave të dyshuar.























