Treni godet këmbësoren në lagjen Lakrishtë të Prishtinës
BKT
Foto arkiv/ RTK
Lajme

Treni godet këmbësoren në lagjen Lakrishtë të Prishtinës

A.B/RTKlive

Një këmbësore është goditur nga treni në lagjen “Lakrishte” të Prishtinës sot, më 26.03.2024, rreth orës 16:30. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për RKTlive se sot rreth orës 16:30, Policia ka pranuar informatën për një aksident në lagjen Lakrishtë. 

“Aksidenti ka ndodhë në hekurudhë ku  kanë qenë të përfshirë një tren dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda  trupore kanë pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me  rastin po merret Njësiti i Trafikut”, tha ajo.


MË SHUME NGA Lajme