Thaçi nga AUV: Në Kosovë nuk ka asnjë rast të prekur nga sëmundja e derrit
BKT
Lajme

Thaçi nga AUV: Në Kosovë nuk ka asnjë rast të prekur nga sëmundja e derrit

A.B/RTKlive

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, duke u bazuar në situatën epidemiologjike të raporteve të publikuara nga Organizata Botërore për Shëndetin e kafshëve, ka kërkuar të ngritën masat e biosigurisë në fermat e derrave.

Zëdhënësi i AUV, Lamir Thaçi tha se deri tani në Kosovë nuk ka asnjë rast të prekur nga sëmundja e derrit.

Ka lajmërime për shpërthime të sëmundjes mortaja Afrikane e Derrit në shtetet përreth në Shqipëri dhe Malit të Zi  tek popullata e derrave të egër. 

“Së fundmi janë prekur fermat e derrave të butë në shtetin e Serbisë në afërsi me kufirin e Kosovës”, tha ai për Info Plus në RTK.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka urdhëruar të gjithë fermerët mbajtës të derrave që të ngritin nivelin e biosigurisë me masat vetëmbrojtëse në fermat e tyre.

“Fermerët duhet aktivizuar barrierat me dezinfektues dhe kufizim të hyrje daljeve në ferma. Përmes secilave synohet të mbrohen ekonomitë familjare të fermerëve dhe ekonominë e shtetit”, theksoi ai.

Thaçi ka folur edhe për mbylljen e një tregu për kafshë në Ferizaj. Ai ka thënë se nuk kanë informata nëse ka ndonjë teg ilegal që funksion në Kosovë..


MË SHUME NGA Lajme