Maqedonci e Pidanty flasin për thellim të bashkëpunimit Kosovë-Poloni
BKT
Lajme

Maqedonci e Pidanty flasin për thellim të bashkëpunimit Kosovë-Poloni

F.Sertolli / RTKlive

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim shefin e Departamentit të Punëve të Jashtme Ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes së Polonisë, gjeneral brigade Bogdan Pidanty dhe shefin e Degës së Evropës Qendrore të Departamentit të Punëve të Jashtme Ushtarake të Polonisë, kolonel Zbignieë Tomalak.

Gjatë këtij takimi Maqedonci konfirmoi se do të thellohet bashkëpunimi mes Polonisë dhe Kosovës në fushën e mbrojtjes.

Maqedonci tha se Polonia është një ndër shtetet me të cilën synojmë të rrisim bashkëpunimin ushtarak, andaj ka thënë se ka pritur në takim Gjeneral Brigade Bogdan Pidanty dhe kolonel Zbigniew Tomalak, Shef i Degës së Evropës Qendrore të Departamentit të Punëve të Jashtme Ushtarake të Polonisë, me të cilët ka diskutuar për aktivitetet në të cilat mund të bashkëpunojnë.

“Shpreha vlerësimin tim të lartë për mbështetjen që Polonia është duke i ofruar Ukrainës në këtë përballje të vështirë me agresorin rus. Ndërsa theksova gatishmërinë e mbështetjes me ekipet tona trajnuese të deminimit. Të lidhur me vlerat e përbashkëta të BE-së dhe luftën për paqe, siguri e stabilitet, do të avancojmë marrëdhëniet dypalëshe midis vendeve tona”, ka shkruar  ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në Facebook. 


MË SHUME NGA Lajme