Ministri kroat i Mbrojtjes dhe ministrja austriake e Drejtësisë në Kosovë
BKT
Lajme

Ministri kroat i Mbrojtjes dhe ministrja austriake e Drejtësisë në Kosovë

M.Sh/RTKLive

Kosovën të mërkurën do ta vizitojnë dy ministra të huaj, ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kroacisë, Ivan Anusiq dhe ministrja austriake e Drejtësisë, Alma Zadiq.

Anusiq do ta vizitojë Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës, ku do të pritet nga ministri Ejup Maqedonci me  togun ceremonial të FSK-së. Ceremonia do të zhvillohet në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke filluar nga ora 16:30.

Ndërkohë sot për vizitë në Kosovë do të qëndrojë edhe ministrja e Drejtësisë e Austrisë, Alma Zadiq. Ajo do të pritet në takim nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Pas takimit, ministrja Haxhiu dhe ministrja Zadiq do të nënshkruajnë Deklaratë të përbashkët të bashkëpunimit mes dy shteteve Kosovë - Austri dhe më pas do të mbahet konferencë për media. Nënshkrimi dhe Konferenca do të mbahen në ora 17:10.


MË SHUME NGA Lajme