Rexhepi: E shohim Kosovën si anëtare të KiE-së
BKT
Lajme

Rexhepi: E shohim Kosovën si anëtare të KiE-së

Valbona Thaqi|RTKlive

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Rexhepi tha se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është qenësor dhe hap i rëndësishëm, pas liberalizimit të vizave.

“Kjo që ka ndodhur sot është një sukses i shumë i madh për neve dhe një indikator shumë i rëndësishëm se mund t’ia dalim në këtë proces. Ne nuk e shohim Kosovën ndryshe përveç se anëtare e plotë të Këshillit të Evropës dhe perspektiva jonë varet nga kjo. Ne si qeveri japim maksimumin që sundimi i ligjit, luftimi kundër korrupsionit, stabiliteti, siguria të mbisundojnë dhe të jenë prioritete kryesore të qeverisë”, tha ajo në magazinën “Lajmet e Fundit” në RTK.

Ajo tha se si qeveri dhe si kuvend do të bëjnë çdo gjë që u takon që t’ia dalin në këtë rrugë.

Tutje ajo tha se nuk ka kushte të cilat do të stagnonin këtë rrugëtim, duke shtuar se si qeveri do të bëjnë çdo gjë që nëse themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, ai të jetë në pajtim me Kushtetutën dhe të mos ketë autorizime ekzekutive, në mënyrë që të mos krijohet shtet brenda shtetit.

Rexhepi tha se si qeveri janë shumë stabile dhe se përveç Asociacionit kanë edhe prioritete shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik dhe rritjen ekonomike të të gjithë qytetarëve, që ka të bëjë me sundimin e ligjit, me rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian e të një progresi të shoqërisë dhe siguri në të gjithë territorin e Kosovës.

 


MË SHUME NGA Lajme