Osmani për suksesin e studentëve të UP-së: Krenare sa më s’ka
M.Sh/RTKlive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar studentët e juridikut të Universitetit të Prishtinës që u shpallën në mesin e tri universiteteve më të mira në botë në fushën e drejtësisë. Ajo shprehet krenare për këtë sukses të këtyre studentëve.
“Në garë me gati 400 Universitete, ekipi i fakultetit juridik të Universitetit të Prishtinës, arriti në top 3-shen më të mirë në botë. Këto vajza e djem nga Kosova kanë lënë prapa Universitete si Harvardi, Yale, Stanford, Columbia, Oxford, Cambridge, Princeton, Duke, LSE, e qindra universitete të tjera në garën më prestigjioze të drejtësisë, Willem C Vis. Ata po ashtu fituan çmim të veçantë për Memorandumin për palën e paditur. Kjo ekipë këtu në foto dëshmon se vetëm me punë e përkushtim arrihet gjithçka”, ka shkruar Osmani.
Ajo në Facebook thotë se “krenare sa më s’ka!”
“Bravo studentëve Ariana Rexha, Dea Fetiu, Morea Pula, Melisë Sejdiu, Nol Musa, Rea Hadri, si dhe Trajnerët: Prof. Donikë Qerimi, Ilir Hajraj dhe Art Sylaj”, ka shkruar Osmani.























