Ziadin Sela e Ali Ahmeti, bashkë në zgjedhje
BKT
Lajme

Ziadin Sela e Ali Ahmeti, bashkë në zgjedhje

Besnik Iseni

Kuvendi Qendror i Aleancës për Shqiptarët që udhëhiqet nga Ziadin Sela sot pasdite vendosi të bëhet pjesë e “Frontit Evropian”, koalicion i cili udhëhiqet nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Nga ana tjetër, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, tha se pavarësisht vendimit të kuvendit të Ziadin Selës, shumica e anëtarësisë dhe votuesve të ASH-së mendojnë se duhet të bëjnë garën politike për të sjell ndryshimin.

“Shumica e anëtarësisë, por jo vetëm e anëtarësisë, posaçërisht e votuesve të ASH-së të cilët thirreshim në rrugë të Arbër Xhaferit, si parti u formuam si antipot i BDI-së. Unë për vete me gjithë përkrahësit, me gjithë votuesit do ta bëjmë garën tonë politike për ta sjell ndryshimin e shumë pritur të shqiptarëve ", deklaroi Arben Taravari.

Ndërkohë sot në Shkup, kryetari i  BDI-së Ali Ahmeti nënshkroi marrëveshje parazgjedhore me partinë Unioni i Romëve.

"Vij nga një popullatë e cila ka qenë e mbi votuar, nga një popullatë e cila ka qenë e margjinalizuar, prandaj të gjithë bashkë do të luftojmë kundër diskriminimit, kundër margjinalizimit dhe komuniteti romë është i barabartë me të gjithë komunitet tjera në vend”, tha Ahmeti.

Kryetar i BDI-së parapakisht ka nënshkruar marrëveshje edhe me PDSH-në ,PDE-në, partinë turke, kurse të premten do t’a zyrtarizojë marrëveshjen edhe me partinë e  boshnjakëve.


MË SHUME NGA Lajme