15:32 / 30.03.2024
Napoli befasohet nga Atalanta
Uran Krasniqi / RTKLive
Napoli ka pësuar humbje 0-3 ndaj Atalantas në ndeshjen e xhiros së tridhjetë të Serie A, e cila është zhvilluar në stadiumin "Diego Armando Maradona".
Golin e parë për Atalantan e ka shënuar Miranchuk në minutën e 26-të, ndërsa në fund të pjesës së parë, Scamacca ka rritur diferencën me golin e dytë në minutën e 45-të.
Pjesa e dytë nuk solli ndryshime të mëdha në skemën e lojës, me Koopmeiners që ka siguruar fitoren për Atalantan me një gol në minutën e 88-të.
Kjo humbje bën që Napoli të qëndrojë në vendin e shtatë në tabelën e Serisë A, ndërsa Atalanta në vendin e gjashtë, duke lënë Interin në krye të renditjes.























