Pas miratimit nga Bordi, publikohen pasqyrat financiare të RTK-së
BKT
Lajme

Pas miratimit nga Bordi, publikohen pasqyrat financiare të RTK-së

M.Sh/RTKLive

Bordi i Radio Televizionit të Kosovës me 27 mars ka miratuar pasqyrat financiare të RTK-së të përgatitura nga Menaxhmenti. Pas shumë kohe, hartimi dhe nënshkrimi i pasqyrave është bërë tërësisht nga stafi i RTK-së, e të cilat më pas i janë nënshtruar auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit.

Të dhënat, sipas menaxhmentit, konfirmojnë se gjatë vitit 2023, RTK-ja kishte të hyra të përgjithshme prej 10 milionë e  670 mijë Euro, e në këtë kuadër, rreth 1,7 milionë Euro më pak shpenzime në kategorinë e pagave, krahasuar me vitin 2021.

Siç thuhet në njoftim, Raporti i pasqyrave financiare 2023 dëshmon përkushtimin e RTK-së për funksionim dhe operim sipas standardeve, duke ofruar transparencë dhe llogaridhënie për shpenzimin e parasë publike.

Publikimi i pasqyrave vjetore financiare siç thuhet më tej, është obligim ligjor, ku në ligj data 31 mars është e përcaktuar si datë e fundit për publikim.

Raportin e plotë mund ta lexoni në këtë link  https://www.rtklive.com/sq/docs/archive/758.pdf


MË SHUME NGA Lajme