Trepça fiton finalen e Ligës Unike
BKT
Sport

Trepça fiton finalen e Ligës Unike

Uran Krasniqi / RTKLive

Finalja e Ligës Unike është fituar nga Trepça e Mitrovicës.

Në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Sportit "Flamurtari" të Vlorës "xehtarët" kanë triumfuar ndaj Golden Eagle Yllit me një rezultat shumë të ngushtë 66:67 (19:11, 15:25, 18:13, 14:21).

Përgjatë gjithë ndeshjes kishte ndryshim rezultati, por në fund Trepçka ia ka dalë që të triumfojë. 

Darnell Edge është shpallur MVP i Ligës Unike, çmim që i është ndarë nga Hajri Elezaj, sponsor gjeneral nga Uji Lajthiza.

Medaljet e arta dhe të argjendta i kanë ndarë Elvira Dushku, Sekretare e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Franko Bushati, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit dhe Klevis Kaso nga Bashkia e Vlorës.

Ndërkohë, trofeun për kapitenit e Trepçës, Valdrin Haxhiu e kanë ndarë Arben Fetahu, Kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe Hajri Elezaj si sponsor gjeneral nga Uji Lajthiza.