Ministrja Gërvalla në komunat arbëreshe, merr pjesë në meshën e Pashkëve
BKT
Lajme

Ministrja Gërvalla në komunat arbëreshe, merr pjesë në meshën e Pashkëve

Gentiana Kelmendi|RTKlive

Kjo vizitë u realizua për nder të festës së Pashkëve, me ç’rast u vlerësua lart respektimi i traditave shekullore të arbëreshëve, ruajtja e identitetit, gjuhës, dhe kulturës së tyre.

Të dielën e Pashkëve Ministrja Gërvalla mori pjesë në Meshën e Shenjtë të Pashkëve dhe leximin e Ungjillit në gjuhë të ndryshme. Ceremonia e së Dielës së Pashkëve në Horën e Arbëreshëvet u kurorëzua me sfilatën e kostumeve të jashtëzakonshme arbëreshe.

"Me kryetarët e komunave arbëreshe Ministrja Gërvalla bashkëbisedoi rreth nevojave dhe mundësive reale për bashkëpunim në projekte konkrete mes Republikës së Kosovës, përkatësisht komunave të Kosovës dhe komunave arbëreshe në Kalabri, në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore si dhe rritjes së bashkëpunimit në shkëmbime tregtare mes dy vendeve", thuhet në komunikatën e MPJD-së.

Ministrja Gërvalla gjatë vizitës në Sicili zhvilloi një takim me Kardinalin Francesco Montenegro, administrator Apostolik i Eparkisë së Siçilisë, me të cilin u bisedua ndër të tjera edhe për marrëdhëniet e Kosovës dhe shqiptarëve me Selinë e Shenjtë.

Gjatë qëndrimit në komunat arbëreshe të Kalabrisë, Ministrja Gërvalla vizitoi edhe monumente të trashëgimisë kulturore duke u shprehur konsideratën e lartë ndaj kontributit të gjeneratave të tëra të cilat kanë ruajtur dhe përcjellë me breza identitetin, gjuhën dhe traditën unike arbëreshe.


MË SHUME NGA Lajme