11:02 / 02.04.2024
Mustafi: Kosova do të jetë edhe më afër nxënësve në Luginë
SH.Ç/RTKlive
Këshilltari politik i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh ish-kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, ka njoftuar për disa bursa studentore që do të ndahen për nxënësit më në nevojë.
Në një postim në Facebook, Mustafi ka shkruar se tashmë Kosova do të jetë edhe më afër nxënësve në Luginë.
“Pasi që Kosova do të jetë me secilin student të Luginës përmes Thirrjes për bursa studentore. Qeveria e Republikës së Kosovës ka vendosur të jetë me secilin nxënës më në nevojë”, ka shkruar ai.























