Hoxhaj: Kosova meriton të marrë ftesën për anëtarësim të plotë në NATO
BKT
Lajme

Hoxhaj: Kosova meriton të marrë ftesën për anëtarësim të plotë në NATO

Gentiana Kelmendi|RTKlive

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ishte pjesmarrës në Konferencën e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Në një postim në Facebook ai ka thënë së bashku me politikanë, ushtarakë, deputetë dhe diplomatë, kanë ndarë mendimet rreth kërcënimeve të sigurisë në Ballkan dhe të ardhmës së Kosovës në institucionet atlantike.

Hoxhaj në këtë konferencë ka thënë se siguria e Kosovës arrihet me anëtarësimin e plotë në NATO duke theksur se e meriton ta marrë ftesën për anëtarësim.

“ Edhe pas çlirimit të Kosovës më 1999 dhe pavarësisë së saj, anëtarësimi i Shqipërisë, por edhe i Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, paqja, siguria dhe stabiliteti rajonal janë kërcënuar më shumë se kurrë përshkak të rikthimit të historisë me përbindshat e saj, Rusinë në Evropë dhe Serbinë në Ballkan!

Tensionet në rajon janë jo për shkak të luftës në Ukrainë, por për shkak të mospërmbylljes së konflikteve si rezultat i mosnjohjes së Kosovës nga Serbia dhe mosanëtarësimit të saj në OKB, gjë që Rusia e ka përdorur këtë situatë për ta luftuar diplomatikisht perëndimin dhe Kosovën globalisht!

Përshkak të kërcënimeve të sigurisë nga ana e Serbisë dhe gabimeve strategjike të Qeverisë së Kosovës, Kosova nga një shtet i cili ishte faktor paqeje dhe stabiliteti më 2008 dhe nga një eksportues i sigurisë, është duke u shndërruar në një konsumues të sigurisë, sikurse po tregon edhe rritja e numrit të trupave të KFOR-it, por edhe trajtimi ndërkombëtar i Kosovës!

Lufta në Ukrainë solli një rizgjim gjeopolitik të BE-së dhe të NATO-s, por kjo nuk u përcoll as me ndryshime të mëdha politike, as me hapa konkret, gjë që sot për shkak të kërcënimeve të Serbisë më shumë ka një politikë të rritjes së trupave të KFOR-it në Kosovë, në vend se siguria e saj të arrihej me anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO dhe rritjen e plotë të kapacitetit të FSK-së!

Në një situtatë të re të sigurisë, Kosova jo vetëm se e meriton marrjen e Planit për Veprim për Anëtarësim (MAP), por meriton edhe ftesën për anëtarësim të plotë meqë ne plotësojmë kushtet poaq sa fqinjët tanët”, ka shkruar Enver Hoxhaj.


MË SHUME NGA Lajme