Mungesa e eksplozivit krijon probleme në eksploatimin e xeheve në Trepçë
BKT
Lajme

Mungesa e eksplozivit krijon probleme në eksploatimin e xeheve në Trepçë

A.B| RTKlive

Sindikata e punëtorëve të Trepçës ka kërkuar takim me menaxhmentin e ri, dhe ka ngritur alarmin se që një muaj në këtë ndërmarrje mungojnë aktivitetet e punës.

Përfaqësuesi i Sindikatës së ‘Trepçës’, Gani Osmani, tha sonte për RTK se për më shumë së një muaj nuk po eksploatohen xehe për shkak të mungesës së eksplozivit.

Kurse kryeshefi ekzekutiv i Trepçës mbrëmë ka deklaruar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shënuar 700 mijë euro humbje.

“Nëse e marrim për bazë prodhimin e muajit shkurt, ne kemi arritur që të eksploatojmë rreth 700 ton koncetratë të plumbin dhe zinkut, që kur konvertohet në vlerë monetare e kap një shifër rreth 700 mijë euro. Nëse flasim me këto numra atëherë realisht po flasim për rreth 700 mijë euro humbje”, deklaroi Kurti.

Duke folur për arsyet e mungesës së këtyre mjeteve esenciale për Trepçën, Bashkim Kurti tha se kjo situatë ka ardhur si pasojë e problemeve financiare.  

Ky material sipas tij pritet të arrijë në Trepçë të mërkurën me 3 prill.

Kryshefi i kësaj ndërrmarjeje tha se Trepça po përballet me një sërë problemesh të cilat sipas tij kanë ardhur si pasojë e borxheve të trashëguara. Borxhi që Trepça ka ndaj furnitorëve dhe të tjerëvë është rreth 20 milionë euro.


MË SHUME NGA Lajme