Sot mblidhen tri komisione parlamentare
N.M. /RTKlive
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e tri komisioneve parlamentare, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Komisioni për Integrime Evropiane si dhe Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere.
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, sot në ora 11:00 mbanë mbledhjen e radhës, në rend dite ka: Sfidat në zbatim të legjislacionit nga institucionet ligjzbatuese dhe ndërmarrjet publike në sektorin e shërbimeve të ujit, transmeton RTKlive.
Ndërsa, Komisioni për Integrime Evropiane fillon mbledhjen, po ashtu, në ora 11:00. Në rend është edhe Shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me ligjin nr.05/L-031.
Mbledhje, në ora 11:00 ka edhe Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, i cili në rend dite ka edhe shqyrtimin ee Raportit vjetor financiar i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2022 dhe 2023 si dhe shqyrtimin e Raportit vjetor të punës së Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2023.























