11:49 / 03.04.2024
Digjet vetura e zyrtarit policor në veri
Edina Avdiu /RTK
Është djegur vetura e një hetuesi të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit, teksa vetura është në pronësi të zyrtarit hetues të Policisë së Kosovës nga komuniteti serb.
Në pamjet e siguruara të RTK-së shihet që vetura është djegur rëndë, veçmas në pjesën e përparme, teksa ajo ka targa të Serbisë.


























