Krasniqi: Ligji për komunikacion ka për qëllim vetëdijesimin e shoferëve
BKT
Lajme

Krasniqi: Ligji për komunikacion ka për qëllim vetëdijesimin e shoferëve

F.Sertolli / RTKlive

Këtë të mërkurë ka hyrë fuqi ligji i ri për trafikun rrugor, i cili parasheh masa dhe gjoba të ashpra për shkelësit e rregullave në komunikacion. Madje gjobat e reja që parashihen me ligjin e ri janë nga 20 deri në 6 mijë euro, për të gjithë ata që tejkalojnë shpejtësinë e lejuar, nuk respektojnë semaforin dhe nuk vendosin rripin e sigurisë.

E me ligjin e ri gjoba janë paraparë edhe për këmbësorët që nuk kalojnë në vendkalimin e dedikuar për ta, ndërkaq me ligj është rregulluar edhe çështja e përdorimit të trotinetëve elektrikë.

Lidhur me ligjin e ri, ka folur eksperti i komunikacionit, Muhamet Krasniqi në ‘Info Plus’ të RTK-së.

Duke e komentuar tashmë ligjin e ri, Krasniqi tha se ky ligj është për të sjellë siguri në komunikacion, porse nuk do të duhej të kuptohej si mjet represivë.

“Ky ligj duhet të kuptohen si mjet preventues, sepse qëllimin e ka parandalimin e shkeljeve të shumta që po bëhen në komunikacionin rrugor të vendit, nga shoferë të pandërgjegjshëm dhe të ulet niveli i aksidenteve”, tha Krasniqi. Tutje sipas tij, për të matur efektet e këtij ligji duhet kohë.

“Ky ligj mund të mos jetë me i miri por është i krahasueshëm me vendet e rajonit, gjobat mund të duken të larto porse ky ligj ka për qëllim uljen e aksidenteve në vend”, tha Krasniqi.

Ndryshe, Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ndryshimet e fundit e kishte arsyetuar me qëllimin për rritjen e sigurisë në trafik dhe uljen e numrit të aksidenteve.

E sipas Policisë së Kosovës, vetëm gjatë vitit 2023 janë shkaktuar 23,676 aksidente, kurse janë shqiptuar mbi 600 mijë gjoba.

Ndërkaq, rregullat dhe gjobat e trafikut rrugor me ligjin e rijani si në vijim:

- Mos-vendosja e rripit të sigurisë - 150 euro;

 - Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes;

- 100  + 1 pikë negative për shoferët që gjobiten për herë të parë;

- 200, 3 muaj ndalim i drejtimit të mjetit dhe 2 pikë negative për herë të dytë;

- 500, 6 muaj ndalim i drejtimit të mjetit dhe 3 pikë negative mbi dy herë;

- Këmbësori që nuk ndalet në dritën e kuqe të semaforit, dënohet me gjobë prej 50 eurosh;

- Shoferi i mjetit me veprim motorik, i cili nuk e heq baltën para kyçjes nëpër rrugë të asfaltuara, dënohet me gjobë prej 1 mijë eurosh.

 

 


MË SHUME NGA Lajme