Presidentja Osmani ngushëllon Finlandën për ngjarjen tragjike në shkollë
BKT
Lajme

Presidentja Osmani ngushëllon Finlandën për ngjarjen tragjike në shkollë

Gentiana Kelmendi| RTKlive

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka ngushëlluar Findlandën për ngjarjen tragjike që ka ndodhur në një shkollë, ku një fëmijë ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë.

Ajo përmes një postimi në platformën “X” ka thënë se populli i Kosovës ndan dhimbjen me familjen e të ndjerit dhe i uron shërim të shpejtë të lënduarvë, ku mes tyre është një vajza nga Kosova.

“Kosova ndan dhimbjen me familjet, pas të shtënave tragjike në shkollë në Finlandë. Ngushëllimet tona të përzemërta familjes së të ndjerit dhe shërim të shpejtë për të lënduarit, përfshirë vajzën nga Kosova.

Ne solidarizohemi me Presidentin Alexander Stubb dhe të gjithë të prekurit”, ka shkruar Osmani.


MË SHUME NGA Lajme