22:59 / 03.04.2024
10 mijë konsumatorë në Prishtinë ende pa rrymë, KEDS del me njoftim
Gentiana Kelmendi|RTKlive
Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike, ka njoftuar se rreth 10,000 konsumatorë të kryeqytetit për më shumë se dhjetë orë vazhdojnë të mos kenë energji elektrike, pas zjarrit që ka shpërthyer paradite në Nënstacionin Prishtina 3.
Në njoftimin e KEDS-it thuhet se falë përkushtimit të më shumë se 50 punëtorëve, përmes linjave alternative, furnizimi me energji elektrike është kthyer për 11,000 konsumatorë të tjerë.
“Megjithatë, janë edhe rreth 10,000 konsumatorë të tjerë, të cilët vazhdojnë të mos kenë energji elektrike”, thuhet në njoftim.























