07:01 / 04.04.2024
Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së| VIDEO
A.B / RTKlive
(E plotësuar, ora 10:00) Ka filluar gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Dëshmia e dëshmitarit të 54-të të ZPS-së W04739 po mbahet tërësisht në seancë të mbyllur.
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Ndryshe dje pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit Shaun Byrnes, ka rinisur dëshmia e dëshmitarit të 54-të të ZPS-së W04739. Dëshmia dje është mbajtur tërësisht në seancë të mbyllur.























