Policia shqipton dy mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve
BKT
Në Fokus

Policia shqipton dy mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

K.Kasumi/RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2125 gjoba në trafik.

Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 23 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 47 me dëme materiale.

Poashtu, policia njofton se janë arrestuar 16 persona, ndërkaq 5 të tjerë janë dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Në Fokus