Osmani: Ne qëndrojmë në solidaritet me veprimet e çminimit në mbarë botën
BKT
Lajme

Osmani: Ne qëndrojmë në solidaritet me veprimet e çminimit në mbarë botën

M.Miftari/RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në “Ditën Ndërkombëtare për Ndërgjegjësimin për Minat” u shpreh krenare për solidaritetin e Kosovës në aktivitetin për çminimin në mbarë botën, në këtë kuadër edhe në aftësimin e ekipit të Ukrainës.

Presidentja Osmani përmes platformës “X” bëri të ditur për aktivitetin e trajnuesve nga Kosova në aftësimin e ukrainasve për çminim, për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë ukrainasit.

“Në ‘Ditën Ndërkombëtare për Ndërgjegjësimin për Minat’, si një vend që është përballur me rreziqet rrënuese të minave tokësore, ne qëndrojmë në solidaritet me veprimet e çminimit në mbarë botën. Jam krenar për përpjekjet e Kosovës për të pajisur e për të trajnuar pjesëtarët e Ukrainës në aftësimin  e nevojshëm për çminimin dhe për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë ukrainasit”, ka shkruar Osmani.


MË SHUME NGA Lajme