23:37 / 04.04.2024
Osmani: Të forcohen marrëdhëniet miqësore mes Kosovës e Senegalit
M.Miftari/RTKlive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar presidentit të Senegalit, Diomaye Faye, ditën e pavarësisë së vendit të tij.
Presidentja Osmani, përmes platformës “X”, uroi presidentit senegalez, Diomaye Faye, ditën e pavarësisë së Senegalit.
Ajo uroi që të forcohen marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve në të ardhmen.
“Urime President Diomaye Faye dhe popullit të Senegalit me rastin e 'Ditës suaj të Pavarësisë'. Mezi presim forcimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet Kosovës dhe Senegalit në vitet në vijim!”, ka shkruar Osmani
























