10:44 / 05.04.2024
Digjet një objekt në rrugën Prishtinë-Ferizaj
E. Hoti / RTKlive
Një objekt është përfshirë nga zjarri në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, në afërsi të rrethit të Lipjanit. RTK ka siguruar pamjet, ku shihet se si pasojë e zjarrit është krijuar një tym i madh i zi.
Ndërkohë, rastin për RTKlive e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se bazuar në të dhënat e deritanishme janë shkaktuar vetëm dëme materiale, teksa, zjarrfikësit dhe policia po merren me rastin.
“Sot rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt në rrugën Prishtinë -Ferizaj. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, ka thënë ajo.























