Bajrami: Murati, ministër i dështimeve kapitale
BKT
Lajme

Bajrami: Murati, ministër i dështimeve kapitale

M.Sh/RTKLive

“Qeverinë e dështimeve, të korrupsionit, të tenderëve njëburimor dhe të tenderëve sekret e ka kapur paniku se po i dalin për çdo ditë dështimet në shesh. Më së shumti kanë nisur të brengosën ministrat që kanë shënuar rekorde dështimi. Njëri prej tyre është Hekuran Murati, i cili po tenton të mbulojë krimin e korrupsionin me tenderët njëburimor dhe dështimet në investime kapitale”, tha ajo.

Bajrami tha se në vend të 160 çerdheve, e kanë ndërtuar vetëm një urë.

:Do të mbaheni mend si Qeveria e “Urës së Staradranit”. Keni premtuar ulje të çmimit të energjisë elektrike, e do të mbaheni mend që keni ngritur çmimin për ta ndihmuar Martin Berishajn. Hajde përkraheni Komisionin Hetimor për tenderët njëburimor dhe ta shohin të gjithë krimin e korrupsionin që ka kapluar këtë Qeveri. Jeni të paaftë, të korruptuar dhe s'mund të fshiheni prapa askujt sepse tanimë të gjithë ju njohin. Dhe po e dimë që po të pengojmë por s'do të ndalemi - Propaganda nuk kalon!?, ka tënë ajo.


MË SHUME NGA Lajme